Deputetja Çupi: Pashai Edi Rama po i detyron shqiptarët të ikin nga vendi
Dritare.net
Dhurata ka treguar se në raport, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara, dhe sipas Çupit, fajtori për këtë skllavërim ekonomik dhe largim të shqiptarëve nga shteti, është kryeministri Edi Rama.
Në postimin e saj Facebook, deputetja shkruan: "Sipas Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018, i Fondacionit Walk Free, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara.
Ku te paktën 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër të kohëve moderne, e për këtë "meritat" i ka qeveria që "po merr masat’ që të varfërojë gjithnjë e më shumë
Të dhënat e këtij indeksi I referohen çështjeve si trafikimi i njerëzve, puna e detyrueshme, martesa e detyruar, apo shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve.
Në këtë mënyrë e rilindi Shqipërinë Edi Rama,duke u sjellë si PASHA në tokën e tij ndërsa po I detyron të shkojnë nga sytë këmbët popullin e tij.
Nuk e di nëse kryeministri ka lexuar të dhëna të tilla alarmante, por di që edhe po ta lexonte nuk I bën përshtypje. Kjo sepse ai skllavërimin ndaj të pamundurve e ka mënyrë qeverisjeje; duke I blerë shqiptarët në çdo palë zgjedhje Rama, u merr dinjitetin, dhe u lë vetëm frymën për të jetuar.
Shqiptarët duan punë, dinjitet e mirëqenie
Shqiptarët nuk duan lëmoshë dhe nëpërkëmbje. Me politikat e ndjekura në këto 5 vite qeveria , jo vetëm që është treguar e pamëshirshme ndaj të pamundurve, duke u hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve, por edhe kur punojnë, ata vërtetë nuk munden të paguajnë taksat e kripura cmimet e larta të ujit e dritave.
Duhet te ndërgjegjesohemi te gjithë së bashku çdo ditè jo vetëm sot si dita ndërkombëtare e luftës kunder skllavërimit modern.”/E.B-dritare.net