Deputeti Manja, thirrje opozitës: Mos bëni ndarje krahinore si në vitin 97
E Mërkurë 4 Prill 2018, 18:06
Dritare.net
“Thirrjet e Lulzim Bashës dhe Berishës janë për ndasi krahinore. Unë ju bëj thirrje që të heqin dorë nga kjo mënyrë e të bërit politikë pasi Kukësi, Tropoja Saranda dhe të gjithë janë të Shqipërisë dhe kjo qeveri është e shqiptarëve. Sali Berisha e ka provuar ndasinë e Shqipërisë veri-jug në 97. Edhe këtë radhë është i dështuar se në atë protestë në Kukës dhe para Drejtorisë së Policisë mori vetëm një grup militantësh.
Edhe sot ishte një shfaqje e shëmtuar, ku deputeti ka abuzuar me statusin dhe ka ushtruar presion ndaj organeve të drejtësisë,” tha Manja. V.D/Dritare.net/