Deputeti i PS takohet me komshiun e tij Sebastian Kurtz, ja porosia për Ramën!

Deputeti i Partisë Socialiste Fate Velaj, përmes një postimi në facebook, ka treguar se ka takuar komshiun e tij në Vjenë, njëherësh kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurtz.

Velaj shkruan se ata jetojnë afër njëri-tjetrit, ndërsa Kurtz i ka thënë që t’i dërgonte të fala Edi Ramës.

“NJË KRYEMINISTËR DHE KOMSHI
…sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha: nga po vjenë? nga Tirana, – i thashë. Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në parlamentin europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, – tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin…”-shkruan Velaj./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Kush është qyteti që mban rekord për dhunën ndaj grave

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.