Deputeti i PD-Ramës: Hajde bëj debat me babain tim
Dritare.net
Pjesë e batutave është bërë deputeti i PD-së, Klevis Balliu dhe kryeministri Rama, por nuk ka mbetur jashtë as babai i deputetit, Fahri Balliu dhe Presidenti Meta.
Klevis Balliu: Do t’i kërkoja kryeministrit të bënte një akt heroik, patriotik për veten e tij dhe partinë që përfaqëson. Sepse kjo parti e majtë duhet të ngrejë vlerat e majta dhe jo vlerat e krimit. Kryeministri të japë dorëheqjen. Të fusë një mik te presidenti, që t’i jepet falje. Unë do ta votoja dhe në këtë mënyrë do të ecnim përpara drejt Europës.
Edi Rama: Na fut mik te presidenti babin, që të na lidhë ai me Presidentin.
Klevis Balliu: Zoti kryetar kërkoj fjalën për replikë. Kemi gjithë këto vite që e dëgjojmë këtë. Me babin tim, dil dhe bëj debat në televizion, se ka 27 vjet që ta kërkon dhe e refuzon. Dhe sa për mik te presidenti, për amnisti futem unë mik dhe ta zgjidh pa merak.
Edi Rama: Hajde ulu këtu afër, hajde. Eja ulu këtu me mua.
Klevis Balliu: Nuk kam nevojë të ulem te karriget e vjetra unë, kam vendosur të ulem te karriget e reja./I.M-Dritare.net