Deputeti i PD: Dorëhiqem nëse ndonjë nga ne është përplasur me policinë
Dritare.net
“Unë e jap dorëheqjen sot nëse ka një deputet të opozitës që u përplas me policinë bashkiake. Këtë e bëri ai për ta përdorur politikisht. Në të kundërt ta japë ai dorëheqjen si shpifës zyrtar që është. Se ai është emblema e mashtrimit”, tha Balliu.
Ai deklaroi se banorët kanë kërkuar deputeten e tyre të zonës por se nuk ka shkuar. Madje Balliu tha se ARRSH nuk ka projekt fare.
“Ne kemi shkuar se na kërkuan banorët. Banorët nuk kanë kërkuar vetëm deputetët e PD-së, kanë kërkuar deputeten e tyre, zonjën Gjylameti. E kanë deputetet atje. Ku është fshehur. Janë futur tek bunkeri i Edi Ramës, nuk i gjen njeri. ARRSH nuk ka projekt fare, janë foto nga google. Kur bën një projekt merret çdo person fizik i shpjegohet çfarë po ndodh, bëhen matjet në zonë”, tha deputeti i PD që ka qenë pranë protestuesve gjatë këtyre ditëve./ Dritare.net