Deputetët francezë për krizën politike: Palët të gjejnë zgjidhje

Pas takimit me kreun e Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, dy deputetët francezë kanë dhënë një deklaratë për medie, ku kanë folur për situatën aktuale të politikës në vend. Deputeti, Jacques Marie dhe deputetja, Liliana Tanguy u shprehen se, kjo vizitë në Shqipëri është me synim forcimin e marrëdhënies mes dy vendeve. Të pyetur për situatën dhe krizën politike në Shqipëri, deputetët francezë u shprehën se, palët duhet të gjejnë një zgjidhje për të mirën e integrimit.

“Kemi ardhur për të diskutuar edhe për situatën politike. Është e rëndësishme të kemi diskutime nga afër dhe do kemi diskutime më të detajuara pas zgjedhjeve evropiane. Kemi ardhur për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Kemi pasur takime edhe me opozitën dhe me qeverinë dhe e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar. Duhet konsensus edhe nga ana e publikut. Duhet të kemi parasysh edhe reformat që bën Shqipëria siç është reforma në drejtësi. Kam besim se do gjendet zgjidhje nga shqiptarët.”,– tha deputeti francez.

LEXO DHE :  Indiani i arrestuar në Tiranë: Shteti më përndjek për bindjet politike

 “Qëllimi i vizitës sonë është të forcojmë më shumë bashkëpunimin mes vendeve. Synojmë forcim të bashkëpunimit në turizëm dhe infrastrukturë. Duhet të intensifikohen marrëdhëniet edhe në planin e universiteteve. Ne duam që në Shqipëri të mësohet sa më shumë gjuha franceze. Unë u impresionova nga cilësia e mësimdhënies në Shqipëri. Është një ogur i mirë që në Shqipëri  gjuha e parë e huaj të jetë frëngjishtja.”,- tha deputetja./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.