Deputetët e PD-së surprizojnë Berishën në ditën e lindjes
E Hënë 16 Tetor 2017, 14:02
Dritare.net
Ish kryeministri, Sali Berisha, ka festuar të dielën ditëlindjen e tij të 73-të. Por, deputetët e PD-së e kanë surprizuar këtë të hënë, pas mbledhjes së grupit parlamentar. Ata i kanë sjellë një tortë, me një urim special shkruar sipër.
"I dashur doktor Berisha, edhe 100 vite të lumtura! Me mirënjohje, Grupi Parlamentar i PD-së", thuhet në urim./L.P./Dritare.net