Deputetët britanikë votojnë për të marrë nën kontroll procesin e Brexit
E Martë 26 Mars 2019, 08:08
Dritare.net
Qeverisa e Theresa May-t u mposht me 302 vota nga 329, për ndryshimin ndërpartiak, duke krijuar një varg votimesh të mërkurën, për të parë se cili lloj Brexit do të merrte më shumë mbështetje nga deputetët.
May tha se nuk ka asnjë garanci se ajo do t’i bindet dëshirës së tyre. 30 deputetë të Tory-t votuan kundër qeverisë, duke përfshirë dhe 3 ministra.
Richard Harrington, Alistair Burt dhe Steve Brine dhanë dorëheqjen për t'u bashkuar me rebelët, duke akuzuar qeverinë se po luan me jetën e britanikëve./E.B-dritare.net