Dënohet nga gjykata italiane, shqiptari: E plagosa pasi më ngacmoi seksualisht

Marsel Selko 23 vjeç është dënuar me 5 vite dhe 4 muaj burg, pasi është shpallur fajtor nga një gjykatë në Itali, për një plagosje. Selko tha se, e kishte qëlluar me thikë dhe grushte 87-vjeçarin në banesën e tij në Montecatini, pasi ai e kishte ngacmuar seksualisht.

“Ai e bëri atë propozim dhe unë u çmenda. E godita me thikë, dy herë, pastaj me grushte në fytyrë. Mua kurrë nuk më kishte ndodhur diçka e tillë”- tha i riu shqiptar.

Avokatja e tij mbrojtjes Laura Bertinotti kishte kërkuar lirimin duke thënë se i riu shqiptar e sulmoi pensionistin në kushtet legjitime të vetëmbrojtjes.

LEXO DHE :  PD mbledh Kuvendin Kombëtar, ja kush u tërhoq nga kandidimi dhe kush u rikthye!

Marsel Selko jetonte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ponte Buggianese. Atë pasdite pesë muaj më parë, menjëherë pasi u arrestua ai tregoi se kishte dhunuar të moshuarin pas ngacmimeve seksuale që i kishte bërë. Pasi ishte njohur rastësisht me të moshuarin, ky i fundit e e kishte ftuar në shtëpi për kafe. Aty në kuzhinë ai kishte kërkuar më shumë nga i riu shqiptar, madje dhe duke e prekur. Në ato momente Marsel Selko nuk kishte duruar më dhe kishte sulmuar të moshuarin. V.D/Dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.