Dënohet në Angli djali i një deputeti shqiptar, pjesë e një bande droge
E Mërkurë 5 Prill 2017, 09:09
Dritare.net
Sipas mediave britanike, grupi i shqiptarëve drejtohej nga 25 vjeçari A.F, i datëlindjes 11/09/1992.
Drejtuesi i grupit të shqiptarëve sipas organeve të sigurisë britanike, pikërisht 25-vjeçari A.F, është djali i një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas verifikimeve të bëra edhe nga burime të tjera, Albeu.com konfirmoi se 25-vjeçari shqiptar i kapur dhe dënuar tashmë me disa vite burg në Angli e ka babain deputet në Kuvend.
Mësohet se 25-vjeçari jetonte prej disa vitesh në Londër dhe kishte mundësuar shkuarjen edhe të shokut të tij atje më shumë se një vit më parë, para se të arrestoheshin në fillim të shtatorit të vitit 2016.