Dënohet me 3 vite burg ish-zv.drejtori i Burgjeve
Dritare.net
Labi akuzohet se i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash biznesmenit Shemsi Sinanit.
Ai akuzohet se gjatë zhvillimit të tenderave në institucionin ku edhe mbante postin, ka favorizuar disa firma private e konkretisht firmat “DOGLE”, “M.B.Kurti”, “VLLAZNIA” e “Nelsa”, të cilat kanë marrë të gjitha tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime të IEVP në të gjithë vendin.
Administratorët e këtyre kompanive bënin marrëveshje me njeri-tjetrin dhe me funksionarin për të kryer konkurrim fiktiv për tenderët e ushqimit. Këta shtetas takoheshin me njeri-tjetrin dhe binin dakord paraprakisht se kush do të ishte fituesi.
Bashkë me Labin janë dënuar edhe Shemsi Sinani me 4 vite heqje lirie, Nexhmi balla dhe Ylber Kalaja janë dënuar me nga 3 vite burg./ I.M-Dritare.net