Dënimi për Krajën, Basha i drejtohet Ramës: S’na e mbyllni dot gojën
E Martë 23 Tetor 2018, 17:05
Dritare.net
Përmes një postimi në ‘Twitter’ Basha sulmoi Ramën, ndërsa tha se askush nuk do t’ja mbyllë gojën opozitës.
“As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës”, shkuan Basha.V.D/dritare.net/