Dëmtime në kokë dhe fytyrë/ Del fotoja e 27-vjeçarit që vdiq në Komisariatin e Korçës

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme, në qytetin e Korçës, ku një 27-vjeçar u gjet i vdekur në Komisariatin e Policisë.

Familjarët e 27-vjeçarit, Enea Ftoi kanë mundur ta nxjerrin, foto trupin e pajetë të djalit të tyre. Në foto e siguruar nga “Balkanweb”, dallohen shenja dhune në fytyrën dhe kokën e të riut.

Shenja të dukshme dhune, vërehen në pjesën e syrit dhe mbi vetull. Ndërkohë që, një shenjë tjetër dallohet në pjesën e kafkës.

LEXO DHE :  Kush është rusja që SHBA e akuzon për konspiracion dhe agjente brenda politikës amerikane

Pas fotove të publikuar nga fëmijët e viktimës, janë ngritur dyshime të shumta rreth vdekjes së të riut.  Familjarët kanë akuzuar efektivët e policisë, për dhunë ndaj të riut, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Korçës.

Ekspertizën  e 27-vjeçarit do ta kryejnë, tre ekspertë mjeko-ligjorë, dy të pavarur dhe një nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

I riu, Enea Ftoi, baba i tre fëmijëve ishte arrestuar për vjedhje me dhunë. Mëngjesin e sotëm ai u gjet i pajetë në ambientet e paraburgimit./K.C/dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.