Demiraj rikthehet në detyrë, zemërohet Kodheli, ja vendimi që merr!
E Enjte 20 Korrik 2017, 11:11
Dritare.net
Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se Kodheli do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë, sapo të marrë të zbardhur vendimin e Apelit.
“Gjykata Administrative e shkallës së parë i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Mbrojtjes për vendimin që ka marrë për largimin nga FA të kolonelit në lirim Dritan Demiraj. Gjykata e Apelit vendosi dje të pranojë
padinë e kolonelit në lirim. Në këto kushte, mënjëherë sapo të njihemi me vendimin e gjykatës të zbardhur, Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë rekurs përpara gjykatës së lartë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.