Del sondazhi i të enjtes/ Ja kë zgjodhën shqiptarët mes Ramës dhe Berishës!

Ketë të enjte, betejën Rama – Berisha, në dy ekranet kryesore të shqiptarëve, e fitoi Berisha.

Qysh mbrëmë gjatë transmetimit u dallua diferenca e madhe e audiencës mes Ramës dhe Berishës, ndërsa doli numri i ndjekësve që po shikonte live dhe Berisha kishte 3- fish më tepër.

 

Ndërkohë dritare.net sjell edhe këtë grafik qe dëshmon pak a shumë të njëjtën gjë në garën Rama vs Berisha.

Mesa duket Rama del aq shpesh, për të thënë të njëjtat gjëra sa nuk përbën interes asnjë dalje e tij, pavarësisht premierës së emisionit politik, ne Top Channel, në një studio nga më te bukurat që ka pasur ndonjëherë TCH.

 

 

Si edhe gazetares së njohur të debatit, Eni Vasili që dje e niste rrugëtimin në TCh, me kryeministrin e vendit në programin e saj “Open”.

LEXO DHE :  Sulmi ndaj sipërmarrjes si alternativë e Bashës

 

Ndërsa Berisha përben lajm gjithmonë, mesa duket sepse diti të adoptohet me trendin e kohës në Shqipëri, ku të gjithë tregojnë barsoleta.

 

Këtë e di edhe Kastrati, i cili pavarësisht marrëdhënies me Ramën, kur ka nevoje për reklamë pozitive për Rrugen e Kombit, duke ju druajtur faktit se mos në datën 17 shtator e djegin për herë të dytë, i drejtohet Klanit, jo Topit.

Ndaj ai e vuri mbrëmë kronikën e paguar, në Opinion, pas Berishës.

 

Ndërsa shumë më poshtë dy televizioneve, edhe pse personazhi ishte interesant, qe “Real Story”, i cili dje kishte zvogëluar studion.

Gjithsesi intervista e Sokol Ballës me Lu, u botua në të gjitha portalet./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.