Del regjistrimi/ Ja si Trump dhe ish-avokati tentuan të heshtin modelen playboy!
E Mërkurë 25 Korrik 2018, 09:09
Dritare.net
Ndërkohë, Cohen i thotë Trump-it se duhet ta paguajnë para, për të blerë të drejtat, mbi historinë e McDougal.
"Duhet të hap një kompani për transferimin e të gjitha informacioneve që kanë të bëjnë me Davidin, mikun tonë.", -tha Cohen në regjistrim, me gjasë një referencë ndaj kreut amerikan, David Pecker.
Kur financimi vjen përsëri më vonë në bisedë, Trump ndërpret Cohen duke e pyetur, "Çfarë financimi?" sipas regjistrimit. Ndërkohë, kur Cohen i thotë Trump-it se duhet të paguajnë para, presidenti i thotë; “Paguaj me para të gatshme, cash.”
Ndërkohë, avokati i Trump-it, Rudy Guiliani thënë më parë se, presidenti nuk ka bërë asnjë pagesë.