Deklarata e papritur nga Moska: Të rinovojmë shtëpinë e përbashkët evropiane
Dritare.net
“Ne duam t’i përvishemi punës për rinovimin e shtëpisë së përbashkët europiane”,-është kjo deklarata befasuese dhe e papritur e ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov gjatë një vizite në Berlin.
Ai ka propozuar se Gjermania duhet të marrë një rol drejtues në këtë proces.
"Qeveria në Moskë do ta përshëndesë, nëse Berlini ndërmerr iniciativën – pa kushte",- tha ai.
BE ka vendosur sanksione kundër Rusisë që nga 2014, kur marrëdhëniet u tensionuan pasi Rusia aneksoi Krimenë, por ka qenë Merkel që ka thënë, se në këtë fazë nuk mund të flitet për heqjen e sanksioneve.
“Nuk mund të flasim për shfuquzimin e sanksioneve, pa parë përpara përparime konkrete në marrëveshjen e Minskut”, bëri të qartë Merkel në kuadër të një vizite që po zhvillon në Lituani./ I.M-Dritare.net