Deklarata e fortë e Hoxhës: Agimi i Artë dhe ultranacionalistët grekë po kërkojnë emrat e skuadrës RENEA

I ftuar në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha ka lëshuar deklarata të forta në lidhje me vrasjen e Konstantinosd Kacifas.

Hoxha ka deklaruar se  “Agimi i Artë” dhe grupet ultranacioneliste greke po kërkojnë emrat e skuadrës së RENEA-s që ekzekutuan Katsifasin në Bularat.

“Po kërkojnë të identifikojnë emrat e skuadrës tonë të RENEA-s që kanë marrë pjesë në aksionin e eleminimit të Kostandin Kacifas. Do jetë një nga gabimet më të pafalshme të autoriteteve shqiptare dhe Prokurorisë nëse zbulohen emrat. Nëse ne do zbulojmë emrat e skuadrës që ishte në Bularat, ne do t’i ekspozojmë emrat e tyre përballë një hakmarrje.”, – tha gazetari Hoxha./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Protesta para Bashkisë, banorët e Astirit bllokojnë rrugën

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.