Dekanët e UT letër ministres së Arsimit: Të shkarkohet Mynyr Koni
Dritare.net
Artur Sula, Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaj, Edmond Rapti, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Dhori Kule, Dekani i Fakultetit të Ekonomikut kanë kërkuar shkarkimi ne Konit nga detyra për shkak se ky i fundit ka marrë kompetenca që nuk i takojnë.
“Në mënyrë flagrante rektori ka marrë kompetencat e Administratorit të Universitetit. Nuk njeh autoritetin e tij dhe të bordit të administrimit. Ka nënshkruar kontrata furnizimi me efekte financiare të cilat janë kompetencë e administratorit , e ka pezulluar atë ka bllokuar pagat e punonjësve të rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe Departamentit të Edukimit Fizik apo vonuar atë të pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, bllokimin e databazës dhe shërbimet informatike për studentët e pedagogët veprime këto në kundërshtim të hapur me ligjin.”,-thuhet ndër të tjera në letrën e 4 dekanëve drejtuar Ministrisë së Arsimit./ I.M-Dritare.net