Dëborë në Tiranë pas 30 vitesh, Veliaj: Le ta shijojmë, por me kujdes
E Mërkurë 11 Janar 2017, 23:11
Dritare.net
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pas rënies së borës në Tiranë.
Përmes një postimi në facebook Veliaj njofton se stafi i Bashkisë së Tiranës është në terren.
"Është shumë e bukur bora në Tiranë, pas 30 vitesh ?❄️❤
Por le ta shijojmë me kujdes, ngadalë në timon dhe zonat rurale! Stafi ynë në terren"-shkruan Veliaj.