Edhe për ditën e nesërme , e shtunë 5 janar 2019,moti pritet që të jetë i paqëndrueshëm.
Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet e borës do të mbeten prezente në zonat malore të jugut si dhe juglindje me intensitet të ulët dhe mesatar.
Reshjet e borës me intensitet të ulët do të fitojnë terren gradualisht duke prekur edhe relievet kodrinore-malore në zonën qëndrore dhe ato verilindore.
Paqëndrueshmëria do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme.
Gjithashtu kjo situatë do të shoqërohet me ngrica të forta ndaj të cilave duhet bërë kujdes.
Më konkretisht temperaturat në të dyja vlerat pritet të jenë:
Zonat malore -11°C deri në -2°C
Zonat e ulëta -8°C deri në 5°C
Zonat bregdetare -4°C deri në 7°C
Kryeqyteti -2°C deri në 5°C/ I.M-Dritare.net