Dëbora në Tiranë-Durrës, Policia: Kujdes, lëvizni vetëm me zinxhirë!
E Mërkurë 11 Janar 2017, 22:10
Dritare.net
Kjo është një masë parandaluese e aksidenteve dhe rrëshqitjeve të mundshme të mjeteve në autostradë.
Edhe Ministria e Transporteve u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makinë, deri në një normalizim të situatës.
“Ka rreshje dëbore në Shqipërinë e Mesme, drejtuesit të përdorin zinxhirë. Ka pasur reshje të konsiderueshme dëbore, të shmangen lëvizjet deri në normalizimim e situatës. Gjithë stukturat janë angazhuar maksimalisht për të kaluar situatën. Aktualisht asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar” thuhet në deklaratën e Ministrisë.