Debate te ashpra mes Rames dhe Bushatit. Si ia shpjegoi Ditmiri, Rames shtyrjen e hapjes se negociatave

Shtyrja për vitin tjetër e hapjes së negociatave ka shkaktuar pakënaqësi tek kryeministri pasi e ka vënë në vështirësi me publikun. Ai ia ka shkarkuar një pjesë të përgjegjësisë ministrit të jashtëm me të cilin ka pasur debate edhe në kafenenë e parlamentit. Ja një pjesë e tij:

Rama: Ku ke qene gjithe keto kohe Ditmir? Ça bëre në Hollandë? E more vesh që na i shtynë hapjen e negociatave apo jo?

Bushati: Po ja vajta një herë nga parlamenti hollandez. Ata ishin të gjithë në punë.

Rama: Po Lulin pse e pritën?

Bushati: Nuk është e vërtetë. Edhe ai gjithe ditën me familjen kishte ndenjtur.

Rama: Po ti nuk e kishe familjen me vete?

Bushati: Jo. Por ikën koha andej.

Rama: Per çfarë të çoj unë e çfarë bën ti! Nejse. Do them që këto 72 ore luftove si luan. Tani më thuaj pak pse kundërshtuan hollandezët.

Bushati: Në fakt shef aty nuk ishte vetëm qeveria kundër por edhe populli. Kishin vërejtje të mëdha për ne dhe konkretisht eksportet tona. Këto tre vitet e fundit i quanin negative pasi kemi prishur dorën e mallit.

Rama: Çar malli mor zot? Ku eksportojmë ne në Hollandë?

Bushati: Po të mallit pra, jo të mallrave. Hashashit pra!

Rama: Ëhë. Mirë, mirë. Por çfarë t’iu themi tani këtyre, shqiptarëve?

Bushati: Shef unë them që nuk duhet të jemi kaq pesimistë. Edhe vetë Italia përshembull ka hyrë me 106 vjet vonesë në Bashkimin Evropian.

Rama: Çar flet mor burrë?! Ke pirë nga ai vietnamezi?!

Bushati: Jo shef. Ja ta shpjegoj: A u formua Italia në vitin 1851? Po! A u pranua në vitin 1957? Po! E shikon pra?

Rama: Bravo. Më qetësove. Domethënë kemi korrur sukses! Po dal dhe e shpall. Mendje femër të kam. Kaq bukur nuk mi shpjegon as Ben Ahmetaj. Do dal ta shpjegoj këtë punë. Se mos marrin vesh shqiptarët. Kështu si janë katandisur shkollat unë jam më i miri edhe në matematikë./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.