David Beckham është i sëmurë pas rrëmujës

Duket se ish-futbollisti i njohur, David Beckham është i fiksuar pas rrëmujës, dhe dëshiron që çdo gjë të jetë në vend.

Këtë gjë e ka bërë të ditur bashkëshortja e Beckham, Victoria Beckham e cila gjatë një interviste televizive është gjetur e papërgatitur.

Kamerat kanë ardhur një orë para intervistës, dhe vendi është gjetur rrëmujë, ndërsa  Victoria Beckham tha se nëse do e shinte bashkëshorti i saj këtë rrëmujë do çmendej.

“Ju mund ta shihni se pse e çmend bashkëshortin tim, sepse ai është super super-i rregullt. Unë jam e fiksuar pas baktereve, kudo dua të jetë super super-pastër. Unë do të dezinfektoj çdo gjë, por unë jam pak e çrregullt, çfarë të bëj?” ‘ Ndërsa po ecte në dhomën e gjumit, ajo shtoi: “Kjo do t’i shkaktonte David një sulm paniku tani”.

LEXO DHE :  Saimir Tahiri: Unë jam ministri kampion

“Mund të rri deri natën vonë pa gjumë derisa gjithçka të jetë në rregull, sepse unë nuk e duroj dot rrëmujën.”-shtoi ajo./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.