Dashuria/ 3 arsye pse meshkujt ia mbathin nga gratë
Dritare.net
Mungesa e seriozitetit
Burrat që ia mbathin nga përgjegjësitë janë shumë të përhapur në planetin Tokë. Lidhja nuk zgjat më shumë se një muaj, kanë gjithmonë diçka për të bërë; punë, sport, duhet të takojnë mamanë, etj. Këta meshkuj e kanë tmerr fjalën “lidhje” preferojnë më mirë ta quajnë “histori”, sepse duket më pak impenjative. Bëhet fjalë për ata që quhen “Playboy”, që nuk heqin dorë nga zgjedhjet e tyre deri sa iu bien flokët. Pastaj këtu nis frika dhe tendenca për të t’u martuar më një vajzë të re, të cilat mendojnë se falë martesës nuk do iu ikë.
Erosi, problem
Mund të duket e pabesueshme, por shpeshherë një pjesë e meshkujve nuk dëshirojnë një lidhje të rregullt ku përfshihen edhe marrëdhëniet intime. Kjo pasi këta burra dëshirojnë të shkojnë me femrat në një moment, për shembull, pasi kanë përfunduar punët e tyre dhe me pas gjumë. Janë gratë ato që duan shumë përkëdheli dhe vëmendje. Këtyre tipave meshkujsh do t'ju pëlqente më shumë të shkëmbenin ca puthje, raporte herë pas here dhe më pas të kthehen në shtëpinë tyre.
Femrat po ndryshojnë
Shumë meshkuj mbi të gjitha në Shqipëri, në një martesë presin gjithçka nga gruaja, ndoshta sepse ky është modeli që kanë marrë nga nënat e tyre. Sipas këtyre meshkujve, gruaja duhet të pastrojë, gatuaj, t’i bëj shoqëri burrit kur sheh ndeshjet, të sillet shumë mirë me vjehrrën. Fatmirësisht gratë kanë edhe një jetë të tyre sociale, madje një pjesë e madhe tyre janë edhe gra në karrierë dhe me shumë mundësi mund ta vënë burrin të bëj punët e shtëpisë. Ehhh...kur e mendojnë këtë burrat më mirë preferojnë të qëndrojnë larg martesës dhe të vazhdojë të marrin përkujdesjet e sigurta nga mamatë tyre./Përshtati V.D/ Dritare.net