Dashuri në azil/ Shën Valentini më i bukur për dy të moshuarit, Veliaj i marton live
E Enjte 15 Shkurt 2018, 11:11
Dritare.net
Vangjelica, pas disa vitesh që jetoi në Greqi, u kthye në Shqipëri për të mos humbur pensionin. Pasi përfundoi në azil, u njoh me Ethemin, i cili e pëlqeu sapo e pa. Pas tri ditësh, tregon ajo, ai i propozoi që të rrinin bashkë, meqenëse kishte vënë re që ajo ishte edhe pa mbështetje. Pasi Vangjelica pranoi, ata prej një viti e ndajnë kohën bashkë në azil. Por nuk flenë bashkë. Sipas rregullave të azilit, burrat dhe gratë jetojnë në ambiente të ndara.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka kurorëzuar me martesë dy të dashuruarit, të cilët u përlotën pas ceremonisë./L.P./Dritare.net