Dash Shehi: Nardit i ka kërcyer tangërlliku

Gjatë protestës së të martës, Dash Shehi nuk ka qenë shumë aktiv, madje nuk mori as fjalën. Gjithë kohës ai foli në celular me një të panjohur. Gazetari ynë u ndodh afër dhe mundi ta transkriptonte këtë bisedë.

X:

Dashi: E lamë mër burrë, e lamë për drekë, por po zgjat içik si shumë ky mitingu.

X:

Dashi: Po ça më pyet pse po vonohem mër jahù? Këtu u duket vetja të gjithëve Malkolm X. Duan me fol të gjithë këtu. Të ça b*thën për çdo miting edhe kjo biondja, çomja prej Kukësit e Idrizit. I duket vetja si Roza Luksemburg. Të ça tr*pin.

X:

Dashi: Lene mos e pyet. Çere tirons mor burrë. Janë këta kamzalinjtë e Xhelal Mziut, ca katundarët prej Vore që i bie Fiqo, krushku i Fatmirit dhe ca prej Delvine që i ka pru nipi Balilit.

X:

Dashi: E di  mor burrë e di që përfaqësoj tironsit e vjetër. Po duhet me dal unë të paktën. Ça të bosh. Më ka zonë belaja se këta të mitë sa u them për miting, nuk dalin. Votën ta japim, thonë, po me jabanxhi dhe katundarët e Astirit që na kanë zonë tokat, mos na ngatërro.

LEXO DHE :  ‘Policia po fshihet’, zëvendësministri i Brendshëm: Iku koha e Lazaratit

X:

Dashi: Edhe Nardi është, po nuk do me fol. I ka kërcy pordhë e modhe qyshse i thanë me sulmu gocën e Azemit. Baba i vet nuk më pirdhte, thotë, por gocën do ia boj me fol me vete.

X:

Dashi: Nuk ma ha menia se do të ketë përleshje. I ka lon kurabia. Kanë 6 vjet në opozitë mër jahú këta tanët. Kurse ata legenët e LSI-së nuk vijnë në miting se frikohen mos i heqin nga puna. Ishalla thuaj nuk na hedhin gaz lotsjellës se herën e parë, qe farmak fare. Nuk dalloja uiskin nga vera.

X:

As i m*t. Asnjoni nuk ka fol nga ndërkombëtarët. Vetëm Doris Paku. E kërkoi Pollo që të bënte një deklaratë, po kishte ik nga shtëpia e vjetër. Mezi e gjeti masandej te nji azil pleqsh.

X:

Dashi: Gon Duka nuk ka dalë sot. Ishte tu zgjeru pularinë. Po hajt mo, ishalla bo Luli lazëm dhe e zgjedhin këtë radhë deputet se oshtë çun i mirë

Hajt lal se duhet me ik tani. Shihemi nesër!/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.