Damask, tre shpërthime në mauzoleun shiit. 60 të vdekur dhe 110 të plagosur
E Hënë 1 Shkurt 2016, 12:12
Dritare.net
Mauzoleu-xhami që u sulmua është vendi i varrit të nipit të Profetit Muhamed dhe konsiderohet një destinacion i rregullt udhëtimi për shiitët. Në lagjen e sulmuar, kanë një prani të fortë grupi libanez Hezbollah dhe milici të tjera iraniane dhe irakiane. Kreu i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdulrahman, tha se sulmuesit vendosën në shënjestër një autobus ushtarak që mbante militantët shiitë.
Ky vend ka qenë nën shënjestër disa herë në të kaluarën.
[cycloneslider id="damask-tre-shperthime-ne-mauzoleun-shiit-60-te-vdekur-dhe-110-te-plagosur"]