Dalja e testit të Matematikës, justifikohet Ministria: Të hetohet deputeti dhe qytetari që i postoi në FB

Pas daljes së testit të Matematikës sot, teksa maturantët ishin në provim, ka reaguar Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e cila ne nje reagim per mediat thote se “u informua nga rrjetet sociale dhe mediat on-line lidhur me publikimin e disa fotove nga Testi i Matematikes qe u zhvillua në të gjithë vendin nga ora 10:00 -12:30”.

 

“Konkretisht nga adresat në Facebook e një qytetari dhe të një deputeti janë postuar,  foto te testit te matematikës, ndërsa testimi po zhvillohej në të gjithë vendin.

MASR garanton publikun se ka marre çdo masë qe parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes ne 38 DAR dhe ZA, 206  mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.

LEXO DHE :  Eksperimenti/ Frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë nitrati, që shkakton kancer dhe diabet

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rendë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo te pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.

Për këtë arsye i  kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përball ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata.”- thuhet në njoftimin per shtyp të ministrisë/d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.