Dalin fotot e takimit Rama-Tsipras, ja çfarë u diskutua!
E Martë 10 Korrik 2018, 21:09
Dritare.net
Në lajmin e shpërndarë në Twitter, takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Londër.
Rama dhe Tsipras kanë diskutuar rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme.
Në njoftim shkruhet:
"Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti"./d.m-dritare.net