Dako i kundërpërgjigjet Bylykbashit: Ta harrosh Durrësin, në gjyq edhe ti

Pasi deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi kërkoi arrestimin e Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit ka reaguar vetë ky i fundit. Përmes një postimi në Facebook, Dako shprehet se, do e çojë edhe Bylykbashin në gjyq, bashkë me vemjet e tjera të Lul Peshkut, siç i quan ai. Ndërkohë, Dako thotë se ka vdekur koha kur PD-ja i merrte votat në Durrës me figura serioze qytetare dhe me burgaxhinj me leje 10 ditore në fshat.

“Oerd Bylykbashi bën kompetentin në Tiranë ku s’e njeh askush. Në Durrës është personazhi më i pavotuar i PD-së! Oerdi e di shumë mirë që koha kur PD-ja i merrte votat në Durrës me figura serioze qytetare dhe me burgaxhinj me leje 10 ditore në fshat, ka vdekur. Figurat qytetare të PD ka kohë që votojnë Vangjush Dakon dhe Oerdi e di mirë! Sepse nuk kanë si i shkojnë mbrapa Oerdit që s’merr as votat e shtëpisë së vet dhe e mbante Sokol Olldashi i shkretë si sekretar nga mbrapa. Ndërsa koha e burgaxhinjve, koha e Lentit tënd që nxirreshin për të rrahur njerëzit e PS në Ishëm e nëpër fshatra, ka vdekur, vdiq bashkë me Saliun. Sot votat merren me punë e me fushata ku PS-së s’i del dot para jo Oerdi po askush. Sa takime bëj unë në 24 orë, Oerdi që fle gjumë në drekë s’ka për t’i bërë dot as në 24 vjet politikë! Më vjen keq se e kam banor timin, po s’kam çfarë i bëj, do e fus në listën e gjyqeve me vemjet e tjera të Lul Peshkut dhe po ja përsëris: Harroje Durrësin si politikan Oerd! Shijo si qytetar ndryshimet që kam bërë dhe do të bëj unë bashkë me qeverinë time, po si politikan je i mbaruar. Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!”,- shkruan Dako./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Eurodeputetja qipriote harron varrimin e Kacifas: Në shqipëri vritesh nëse ngre flamurin grek

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.