Daily Mail rendit Tiranën në mesin e 10 qyteteve që duhen vizituar

E përditshmja britanike “Daily Mail” ka listuar kryeqytetin shqiptar, Tiranën, si një nga destinacionet që nuk duhen humbur për t’u vizituar, pasi kostoja e udhëtimit është e lirë. Tabloidi britanik ka listuar Tiranën në vendin e 7 mes 10 qyteteve ku arrihet me fluturim direkt nga aeroportet angleze për një arratisje të shkurtër.

“Një tjetër destinacion ndoshta më pak i mundshëm për fundjavën, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre me një dell aventure. Duke vizituar muzetë historike dhe duke ecur përgjatë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e epokës komuniste, rekomandohet një udhëtim në Bunk’Art. Ky është një art bashkëkohor dhe muze i historisë moderne i vendosur në një ish-bunker të Luftës së Ftohtë. Në sheshin Skënderbej në qendër do të gjeni edhe shtëpinë e operas”, shkruan DailyMail për Tiranën.

LEXO DHE :  Debati në PE/ Rama: Ja mesazhi që më dërgoi, një miku i Shqipërisë!

Së bashku me kryeqytetin, vendet e tjera në listë janë Dole në Francë, Kosice në Sllovaki, Aarhus në Danimarkë, Varshava në Poloni, Rovaniemi në Finlandë, Lviv në Ukrainë, Bari në Itali, Bourgas në Bullgari dhe Izmiri në Turqi./dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.