“Da Michele”, ose si të sjellësh Vlorën, në zemër të Tiranës!

Nga Dritare.net

Sot do t’iu tregoj për “Da Michele”. Nuk do ju çoj në Itali, do ju sjell Italinë, Vlorën dhe detin në një tregim. Tregim për dikë që e ke afër, madje shumë pranë.

Përballë fushave të kompleksit Dinamo, në rrugën “Liman Kaba”, ndodhet ndër te parët restorante shqiptare me kuzhinë italiane, pararojë e shumë restoranteve të tjera të peshkut dhe produkteve të detit.

Aspak i kursyer në hapësirë, cilësi dhe shije. Duket si restorant luksi, por në fakt luksi i vërtetë qëndron te ajo çfarë shijohet me të gjitha shqisat. Te arredimi shumë i këndshëm, pastërtia, ngjyrat e lehta mes të bardhës së perdeve, kafes së mobilieve dhe jeshiles së luleve. Ambienti i brendshëm, është perfekt për këto ditë të ftohta, me muzikën që të çlodh, teksa provon pastat, krudot apo kekun “Da Michele”.

Kur të ngrohet koha, mund të shijosh ushqimet në verandë, mes diellit, aromave të kopshtit me erëza e shoqërisë së mirë.

“Da Michele” është restoranti, që nuk ke për ta harruar kurrë. Nuk do ta harroni mozaikun e ardhur nga Vlora, që derdh një kovë det në një mur guri. Nuk do ta harroni shijen dhe mikpritjen.

Është restoranti që të bëhet shtëpi e dytë, kur e provon dhe mësohesh aq shumë, sa jo vetëm kupton se të shkon më shtrenjtë të gatuash në shtëpi dhe as ia vlen të eksperimentosh duke kërkuar një tjetër më të mirë.

Një restorant i vërtetë, nuk është vetëm një vend ku hahet. Ai është një histori, një ëndërr e bërë realitet. “Da Michele” ishte një ëndërr tranzicioni, e viteve 1988.

Mahil Telharaj tregon për Dritare.net, se “Da Michele”, i ka fillesat që prej vitit 1994 në qytetin e Vlorës.

LEXO DHE :  Arrestohet Stresi, Policia e Shtetit: Ja përse u vu në pranga!

Si një ndër restorantet e para në Shqipëri, solli finesën, shijen dhe freskinë e gatimit Italian. I pozicionuar pranë detit, ka mirëpritur për plot 22 vjet me radhë me mijëra klient shqiptar dhe të huaj, të cilët riktheheshin plot kënaqësi si miqtë e restorantit.

Pas 22 vjetësh sukses, Mahili vendosi  të shkëputet nga Vlora. Ta lërë pas e të vijë në Tiranë. Ai iku nga Vlora, por nuk ikën dot Vlora nga mjeshtri.

Kush ka ngrënë te “Da Michele”, do të vazhdojë të hajë vetëm “Da Michele”. S’ka pushim për artistin e pjatave të vërteta. Klientët besnike nuk të lënë të largohesh.

Ndaj Mahili, iu rikthye sërish mitit, “Da Michele- s” së famshme. Vazhdoi në traditën e krijuar në vite, duke ruajtur stilin e shërbimit,  gatimit dhe sidomos të njëjtën buzëqeshje miku.

“Ne jemi bazuar te natyra, pa ingredientë të huaj dhe kjo është e panegociueshme. Jemi besnikë të traditës, – thotë Elisa.

E në fakt marrëdhënia e “Da Michele” me klientin është shumë miqësore. Klienti ka qenë ai që ka folur në fillimet e këtij restoranti, e sigurisht që ai do ta thotë edhe fjalën e fundit.

Mahili tregon se ishin klientët italianë që i përcaktuan  emrin restorantit.

“Shumica e klientëve në kohën që u hap restoranti në Vlorë, ishin italianë dhe emrin tim Mahil nuk e shqiptonin dot. Më thërrisnin Michele. Për këtë arsye edhe restorantin e quajta “Da Michele”.

Aty nuk mungojnë festat, muzika live, apo organizimet familjare. Tashmë që 2 festa i kemi para, “Da Michele” ka një ofertë për ju. S’ju mbetet veçse të shkoni e ta provoni. Garantë të kënaqësisë ju dalim ne./Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.