Ç'ushqim t'u përgatisni fëmijëve që ta marrin me vete në shkollë?!
Dritare.net
Krepa me proshutë pule dhe djathë
Përbërësit për piten: 1 gotë me qumësht, 1 vezë dhe 2 lugë miell, gjalpë, pak kripë.
Përbërësit për mbushjen: 1 lugë krem djathi, 2 feta proshutë, 50 g djathë të bardhë, sallatë jeshile, ½ domate e prerë në feta.
Përgatitja: Përzieni duke i rrahur qumështin, vezën dhe miellin. Shtoni kripë. Sigurohuni që të jetë bërë një masë homogjene pa kokrriza. Në një tigan të nxehtë hidhni gjalpin. Pastaj shtoni brumin e përgatitur dhe hapeni në të gjithë sipërfaqen e tiganit, duke e lëvizur tiganin në të gjithë anët. Piqeni për disa sekonda dhe ktheheni në anën tjetër. Lyeni krepin me krem djathi dhe fusni të gjithë përbërësit e tjerë. Paloseni me kujdes dhe mbështilljani fëmijës për ta marrë me vete.
Tost me gjalpë kikiriku dhe rrush të thatë
Përbërësit: 2 feta bukë, gjalpë kikiriku, 1 dorë me rrush të thatë.
Përgatitja: Mund të përgatitet me bukë të thekur ose jo. Lyeni bukën me gjalpin e kikirikut, hidhini rrushin e thatë dhe bashkoni të dy fetat. Gati për t'u marrë me vete.
Hamburger me mollë dhe djathë guda
Përbërësit: 1 panine e rrumbullakët, ½ mollë e prerë në feta të rrumbullakëta, 2 feta djathë guda, pak gjalpë.
Përgatitja: Pritni bukën në mes. Lyejeni me pak gjalpë. Vendosni një fetë mollë, një fetë djathë, një fetë tjetër mollë mbi të dhe sërish djathë. Bashkoheni bukën. Gati për t'u paketuar!/revistashije