Cristiano Ronaldo në fushë kundër Islandës
Dritare.net
Kjo ndeshje ka startuar në orën 21.00 në stadiumin “Stade Geoffroy-Guichard” në Saint-Etienne. Arbitri i ndeshjes është turku Cuneyt Cakir.
Statistikat: Portugalia ka fituar dy ndeshje kundër Islandës me një rezultat të përgjithshëm 8-4, të dyja ndeshjet janë zhvilluar për fazën eliminatore për Euro 2012.
Për Portugalinë do të jetë hera e 7-të që luan në një fazë finale të kampionatit europian, ka arritur gjysëm finalen 4 herë nga 6 edicionet që ka marrë pjesë.
Portugalia është e vetmja kombëtare që ka arritur më shumë herë në gjysëmfinale të kampionatit europian edhe që nuk ka mundur ta fitojë atë.
Për herë të parë Islanda kualifikohet në një fazë finale të kampionatit europian.
Cristiano Ronaldo sonte mund të bëhet (së bashku me Zlatan Ibrahimovic) futbollisti i parë në histori duke shënuar në 4 edicione të ndryshme të kampionatit europian (2 gola në vitin 2004, 1 gol në vitin 2008 dhe 3 në vitin 2012).
Ju njohim me formacionet zyrtare:
Portugalia: (4-3-1-2): Patricio; Vierinha, Carvalho, Pepe, Guerreiro; Pereira, Mario, Gomes, Moutinho; Nani, Ronaldo. Trajner: Santos
Islanda: (4-4-2): Halldorsson; Saevarsson, Sigurdsson, Arnason, Skulason; Gudmundson, Gunnarson, Sigurdsson, Bjarnason; Sigthorsson, Bodvarsson. Trajner: Lagerback