Çoi çiftin e famshëm drejt ndarjes, modelja: Nuk e dija që martesa ishte serioze

Pas një viti martesë, Cardi B dhe bashkëshorti i saj, Offset do të ndahen. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë reperja. Megjithëse janë miq të mirë dhe Offset ka qenë partneri ideali për Cardin, duket se ky i fundit është ngatërruar me një femër tjetër.

Një modele amerikane ka hyrë në mes të çiftit. Kjo modele është Summer Bunni, e cila pas lajmit për ndarjen e çifti ka reaguar përmes Instagramit.

 “Mirëmëngjesi, një letër e shpejtë për fansat, ndjekësit dhe mediat sociale. Gjatë 48 orëve të fundit nuk më kanë pëlqyer ngjarjet e ndodhura në mediat sociale. Jo vetëm se janë të kota, or është poshtëruese. Gjithmonë do t’i pranoj gabimet e mia dhe në këtë situatë e pranoj. Të shoh dhimbjen e një gruaje tjetër nuk më sjell gëzim. Dhe nuk mendoj se është argëtuese. Unë gjithmonë kam qenë për suportin e femrave ndaj njëra-tjetrës, por në këtë situatë nuk dështova vetëm unë, por dhe të tjerët. Unë hoqa dorë nga situata për një arsye. Kjo nuk është një letër simpatie. Por për të bërë me dije të gjithë ata që kanë pyetje”, shkruan modelja.

LEXO DHE :  Protesta/ Myftiu i Tiranës: Zëri i studenteve të gjejë udhë, dhe të përkthehet në dialog


Ndërkohë për TMZ, modelja ka thënë se, nuk e dinte se martesa ishte serioze. Bunni ka shtuar se ajo nuk është ngatërruar më me Offset, që pas lindjes së vajzës dhe ndihej e turpëruar.K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.