E premtja do të jetë dita më e nxehtë krahasuar me ditët që kemi lënë pas. Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e nesërme temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë. Jo vetëm kaq, por lagështira në ajër do të bej që vapa të ndihet edhe me shumë karakteristikë kjo për zonat e ulëta. Por kjo situatë do të jetë vetëm për ditën e premte, pasi në ditët në vijim pritet një ulje e temperaturave dhe rikthimi i vranësirave në pjesën e dytë të ditës/ V.D/Dritare.net/