Ditën e sotme Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras ka thënë në një deklaratë për shtyp se do mbështesim Shqipërinë në BE me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta.
Duke folur për negociatat mes dy shteteve, gjatë një konference për shtyp Cipras ka folur edhe për çështjen çame duke u shprehur se " disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje”.
Sipas kreut të ekzekutivit grek, Shqipëria, ndër të tjera, duhet të rishikojë, detin, varrezat dhe librat e historisë.
“Negociatat po zhvillohen në nivel ministrash të Jashtëm të dy vendeve. Ato janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Është e qartë që Greqia të mbështesë hapjen e kapitujve të negociatave të integrimit duhet që të kryen një sërë reformash dhe premtimesh që ka bërë qeveria shqiptare” – tha kryeministri grek. /A.C/dritare.net