Çipa: Çfarë po ndodh me të rinjtë shqiptarë, që radikalizohen në Greqi kundër vendit të tyre!

Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në “Arena” në Ora News shprehu shqetësimin për radikalizimin e të rinjve shqiptarë me dyshtetësi.

Çipa: Jo të gjithë individët e veshur me kostumin e diplomatit respektojnë kodin e diplomatit. Shpesh u mungon integriteti, i mungon edhe kapaciteti profesional. Janë disa vende si Greqia dhe Italia, ku diplomatëve u kërkohet diçka më tepër. Çfarë po ndodh me qytetarët shqiptarë që kanë fituar dyshtetësinë, edhe greke edhe shqiptare. Çfarë po ndodh me këtë kontingjent të rinjsh që po indoktrinohen nga qarqet ekstremiste që janë edhe parlamentare dhe që vijnë me një patalogji nacionale në Shqipëri duke u sjell si me një vend të huaj, ndërkohë që këtu kanë pronat, trashigiminë. Këtu u kanë lindur prindërit. Ky radikalitet duhet të na shqetësojë dhe është i pariparueshëm. Ne kemi rastin e himariotëve që janë edhe më ekstremistë. Këta që janë pakicë ne duhet të ruajmë tolerancë. Është një pakicë konstruktiviste. A thërret ambasada apo konsulli i Shqipërisë kudo që ndodhet në Greqi një person që shfaq radikalitete. Në Shqipëri, ndodh nga diplomacia greke./oranews/

LEXO DHE :  Foto/ Pas 5-muajsh ndarjeje, rikthehen bashkë aktorët turq

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.