Çifti i njohur i këngëtarëve shqiptarë i jep fund lidhjes para martesës
E Shtunë 10 Mars 2018, 08:08
Dritare.net
Blero dhe Afrora kanë 3 vite së bashku dhe ata kishin bërë edhe planet për martesë.
Por, duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu si janë paramenduar, pasi çifti duket qartë që po kalon një krizë në lidhjen e tyre.
‘Në jetën time nuk më duhet asgjë përveç teje’ – ishte mbishkrimi që mbrëmë Blero la në fotografinë e vajzës së tij Tarës në InstaStory. Ndërkohë vjen përgjigja edhe e Afronës, e cila përmes një postimi në InstaStory shprehet: ‘Përsërite derisa ta kuptosh: Mua nuk më duhen njerëz të cilëve nuk ju duhem’ .
Por dyshimet se çifti nuk janë më bashkë, i shton edhe fakti që ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin më në Instagram./ I.M-Dritare.net