Çifti Gashi-Gina fitojnë ndaj Arta Markut, rikthehen në detyrë

Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur që prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina të rikthehen në detyrë.

Çifti i Gashi dhe Gina u pezulluan disa muaj më parë nga detyra, nga kryeprokurorja Arta Marku.

“Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurores Rovena Gashi, ne Prokurorine e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise»,deri ne perfundim te hetimeve ose gjykimit te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

2) Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurorit Dritan Gina, ne Prokurorine prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane», deri ne perfundim te hetimeve ose te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

LEXO DHE :   Policia në kërkim të ish-kryeministrit, Gruevski kërkon azil në Hungari

3) Pezullimin e zbatimit te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 dhe Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku, deri ne perfundim te shqyrtimit, me vendim te formes se prere, te ankimit te bere nga ana e Prokuroreve Rovena Gashi dhe Dritan Gina ndaj ketyre urdherave te paligjshem.Relatori:Amarildo LaçiDispozitivi:1.Pranimin e padisë. 2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 140, datë 11.05.2018 dhe nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme për pezullimin nga detyra të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur, Prokuroria e Përgjithshme.4. Kundër vendimit mund të ushtrohet rekurs përpara Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 30 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.Data e shpalljes:08-11-2018”, thuhet në njoftim./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.