CIA beson se princi saudit, Mohammed bin Salman, urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashogge.
Burimet pranë agjencisë thanë që ishte bërë një vlerësim i detajuar i provave, dhe zyrtarët amerikanë mendojnë se një operacion i tillë kishte nevojë për miratimin e CIA-s.
Arabia Saudite i quan këto pretendime të rreme dhe këmbëngul se princi i kurorës nuk ishte farë në dijeni për këtë ngjarje.
Gazetari u vra në konsullatën saudite në Stamboll me 2 tetor 2018, dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.
Washington Post, gazeta për të cilën punonte Khashoggi, e vlerëson raportin e nxjerrë nga CIA, sepse bazohet në një telefonatë që vëllai i princit i ka bërë Khashoggi-t, para se të shkonte në Turqi, duke i thënë të shkonte atje, sepse do t’i garantojë siguri.
Megjithatë, Ambasada e Arabisë Saudite e mohon që princi të ketë dhënë urdhër për vrasjen e gazetarit, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë asnjë koment mbi raportin e CIA-s./E.B-dritare.net