Elvisi: Elvis or burrë. Kështu e kam tani
Rama: E mirë, se e ngatërrova. Ç’kemi ndonjë gjë andej Edvin.
Elvisi: Po Elvis o shef, si këngëtari që çmendeshin femrat. Edvin e ke pasur ti. Më thuaj më mirë Visi.
Rama: Dakort. Si të thuash ti. Si të kam?
Elvisi: Mirë. Ja po punojmë. Na duhen edhe ca lekë të tjera se e ke parasysh ti, ka kosto kjo rilindja urbane. Masanej këta çunat e mi nuk janë mësu të punojnë për pak. “Ikim e lemë punën, më thonë, aty është Italia dhe italianët”.
Rama: E mar vesh, po ki pak kujdes se edhe ai raporti i Kontrollit të Shtetit të ka nxjerrë pleh fare.
Elvisi: Kush po ça kaptinën për ata or burrë. Më nis lekët ti, se pastaj e di vetë unë.
Rama: Mos harro të kalosh edhe këndej nga Surreli kur të kesh mbaru punë.
Elvisi: E di vetë ti që e qaj atë punë unë. M’u ma ka pa hajrin Bamir Topi që ishte kot, jo ti që kam detyrime.
Rama: Bukur. Dëgjo tani. Duhet me e marr një çik me Blushin se si shumë është duke folur.
Elvisi: Ku t’ia jap në ballë apo në gjoks? Më thuaj si e do dhe e ke punë të marume.
Rama: Jo, jo. Mos u nxito. Ka kohë për atë punë. E mër Vis, të kom si Kajo Karafilin.
Elvisi: Ç’ar Kajo or burrë. Kajo ishte budalla, punonte për popullin. Ku harxhoj unë energji kot!
Rama: E mirë, mirë, se lavdërim ishte. Tashti të kthehem tek Blushi. Duhet me i nis një mesazh të fortë.
Elvisi: Pash zotin mos më ngatërro me mesazhe. Ku di me shkrujt unë or burrë. Mu prandaj nuk më kanë kap as italianët dhe gjermanët se nuk shkrujsha në telefon, ndërsa të folmen nuk ma merrshin vesh dhe nuk më përktheshin dot. E di ça ke ti? Më nis një mesazh ti, dhe ia jap këtyre çunave unë që t’ia kalojnë atij.
Rama: Bukur. Ashtu ja bëjmë. Po tha gjë ai pastaj, ti do dalësh të kërkosh falje demek.
Elvisi: Kët e bëj se ja kam marrë dorën, kur dilsha në gjyqe dhe kërkoja falje.
Rama: Si është partia?
Elvisi: Cila parti?
Rama: Socialistja pra.
Elvisi: Aha. Këta nuk e çilin më gojën qysh prej tre vjetësh që i shtrova në hu me ata çunat.
Rama: Shumë mirë ke bërë. Jo po do të dëgjonim pensionistat. Pak se bëra që të fitonte për herë të parë PS-ja në Kavajë, po kanë dhe llafe.
Elvisi: Këta në fakt, këtë thonë se nuk ka ndryshuar gjë nga koha e Saliut, se në punë ikën demokratët dhe u futën shokët e mi. Po unë nuk e rruj fare për ata. Le ta hapin gojën po deshën.
Rama: Bukur. Vazhdo punën Viso. Dhe mos humb. Duku këndej.
Elvisi:
Pa merak. Edhe ti, po kalove, mos harro të shkojmë e pimë një gotë verë tek “Poçeria e vjetër”.
Rama: Hajt tung./dritare.net