Çfarë tha Rama në grupin e deputetëve para se të ikte në Itali
Dritare.net
Siç e shikoni opozita e braktisi përfundimisht parlamentin.
Në këto kushte është detyra jonë qe të bëjmë edhe detyrën e saj. E di që do të thoni se është e vështirë; e di se do të thoni që nuk mundemi njëkohësisht të qeverisim, të udhëheqim protesta dhe tani të bëjmë eshe opozitën. Por ky qe fati ynë. Kjo ishte edhe dëshira e opozitës, dhe unë nuk mund ti bëj bisht kërkesave të saj.
Si fillim duhet të përkrahim deputetët e rinj që kanë marrë mandatin, duke iu dhënë deputetë që të formojnë grupet parlamentare.
Kemi përpara shumë vështirësi por më e madhja është ajo për zgjedhjet bashkiake.
Për këtë kam menduar disa faza. Së pari të krijojmë edhe njëherë këshillat. Ky është një emër me të cilin janë familjarizuar njerëzit. Mjaft më me bashki. Aq më shumë që prej kohës që ika unë, iu ka rënë lezeti bashkive.
Së dyti me ikjen e opozitës kemi mundësinë që të dalim me një listë të vetme dhe kjo do ti lehtësojë punë votuesve që mos ngatërrohen me 60 parti por kanë vetëm kandidatët e Frontit, domethënë të Rilindjes
Mund të kemi edhe variantin që forumi i gruas socialiste dhe Fresshi të dalin me kandidatë paralel. Gjithsesi do kërkojmë eksperiencën e shokut Skënder Gjinushi se mbase pranon që të verë ai kandidatë nga partia e tij.
Ndërkohë duhet të jemi vigjilentë dhe të jemi të pregatitur që mos të kemi një grusht shteti. Për këtë ngarkojet shoqja Xhaçka të shtypë çdo tentativë që në vezë.
Jam i hapur për propozime të tjera të cilat mund ti paraqisni me shkrim tek Braçja./dritare.net