Çfarë tha mbretëresha Elizabet kur mori vesh lajmin e vdekjes së princeshës Diana!
Dritare.net
Diana kishte qenë me pushime me të dashurin, Dodi Fayed kur makina me të cilën udhëtonin ra në një tunel të Parisit. Megjithatë, një hetim deklaroi se, çifti u vra nga shoferi i tyre i dehur, Henri Paul, si pasojë e neglizhencës.
Por një dokumentar i 'Channel 5' zbulon se në momentin kur lajmi i vdekjes së Dianës iu zbulua Mbretëreshës, ajo pyeti nëse ishte vrasje, informon dritare.net
Biografja mbretërore, Ingrid Seward thotë se: "Mbretëresha doli nga dhoma e gjumit, duke mbajtur një shishe me ujë të nxehtë dhe reagimin i saj i parë ishte nëse dikush i kishte grasuar frenat."
Dokumentari, tregon gjithashtu si princi Charles u shkatërrua sapo mori lajmin e vdekjes së princeshës. Mbretëresha dhe Charles vendosën të mos i zgjojnë princat e rinj dhe t'u tregojnë lajmin e tmerrshëm deri mëngjesin e ardhshëm./K.C/dritare.net