Çfarë tha Rama, jashtë kamerave në Asemblenë e PS

Mund ta bëja këtë mbledhje asambleje edhe nga Surreli me videokonferencë, por thashë që të vij një herë këndej poshtë , sepse ka disa probleme që duan prezencën time.

Së pari dua të njoftoj se deputeti Gjetani do të përjashtohet nga PS për shkak se ka folur pa leje. Përveç kësaj, ka guxuar dhe kërkuar punë për militantët socialiste. Duhet ta keni të qartë të gjithë se kush mendon tepsinë në PS, më mirë të ikë. Tepsinë e mora për vete dhe i jap kujt të kem qejf unë.

Gjithashtu Gjetani ka turpëruar shefin e opozitës duke qenë më i ashpër se ai në kritika. Por ky është edhe një paralajmërim për Lulin, se kritikat duhet të jenë gjithmonë konstruktive. E mira është që para se t’i bëjë, ti kalojë një herë për redaktim nga zyra e shtypit në kryeministri. Kjo edhe për arsyen se me fushatën që kam marrë duke vizituar familjet e varfëra, mund të krijojmë përplasje.

LEXO DHE :  Çfarë i tha Rama grupit parlamentar pas varrimit

Duhet të përshëndesim shokun Lulzim për nismën e vetingut në politikë. Me këtë rast, e ndihmojmë të heqë ca nga kundërshtarët  e tij në PD. Unë mendoj që kryetar i komisionit të jetë zëvëndëskryeminsitrja Semiramis Mesi e cila ka treguar që kur është fjala për drejtësi, nuk shikon në sy asnjë.

Por duhet ta ndihmojmë edhe në zgjedhjet e reja sepse mesa shikoj, opozita është një çikë dobët, prandaj ta forcojmë një çikë. Le t’i lëmë ndonjë bashki si ajo e Shëngjinit apo Kukesit. Fundja edhe Përmetin ia lemë. Por gjithçka me masë.

Mendoj se përjashtimi i Gjetanit ka rritur entuziazmin e njerëzve për t’u anëtarësuar në PS si një parti e hapur, e njerëzve të lirë. Sekretarët e rinj që po zgjidhen, duhet të jenë sa më pranë njerezve dhe t’iu shpjegojnë se çfarë ju lejohet dhe çfarë jo. Domethënë, unë dhe çfarë them unë, nuk diskutohet. Të tjerat, si psh të shajnë Berishën, e kanë lejen me pashë./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.