Çfarë të bësh, kur dikush të flet për vetvrasje!
Dritare.net
Kuptoj që djali kishte dyshime ta bënte, kuptoj një insistim të vazhdueshëm nga ana e vajzës, kur i thotë: "ti gjithmonë e shtyn". Kam parë e lexuar shkrime nga mediat, por asnjë deklaratë nga një psikolog, asnjë deklaratë nga një mjek psikiatër, asnjë deklaratë nga një strukturë nga shteti. Asnjë reagim. Është çdo gjë kaq irrituese.
E mbyllin të gjithë me fjalinë: "Po ku vritet vetja për një femër" Askush që të kuptojë, si është rritur ai djalë, me baba, pa baba e në varfëri ose jo, problemet familjare. Më e pakta që mund të bënte ajo vajzë, ishte të lajmëronte policinë, ose të emën e atij djalit. Po përveç se nuk kishte asnjë reagim nga ana e saj, kishte vetëm insistim për ta çuar aktin deri në fund. Para disa javësh u zhvillua po një çështje gjyqësore në USA për një situatë të njëjtë. Vajza u dënua me 20 vjet. Deri kur do themi: he mo se nuk vritet vetja për një femër?
Deri kur do vazhdojmë të mos mbajmë përgjegjësi për fjalët që themi e veprimet që bëjmë ne si shoqëri. Nëse kjo ngjarje do të ndodhte këtu ku unë jetoj, me siguri vajza do të gjykohej penalisht. Po më tragji-komikja është mos reagimi i një shteti që ekziston vetëm në mëndjet e atyre militantëve të sëmurë. Problemi është vetvrasja. Problemi është mosreagimi i shoqërisë, problemi është mosreagimi i sociologëve, i psikologëve, i mjekëve. Ai i numëron dikush, sa vetvrasje të tjera ndodhën në harkun e pak ditëve.
Nje vajzë u hodh nga kati i 8-të i pallatit, dikush tjetër vrau veten me pistoletë, një rast tjetër me fotoksinë në Berat. "Shteti" nuk reagon. Madje me aq sa kam mësuar nëpërmjet miqve të mi që punojnë në polici, mundohen të mos ua transmetojnë ndonjëherë mediave të gjitha rastet e vetvrasjeve. Mundohen ti fshehin!!! Mirë shteti, po ti çfarë dreqin e quan veten që e mbyll gjithë historinë me: "hë se nuk vritet vetja për një femër po ik" ose "he mo se i kishte ikur mendja" ?!!! Faleminderit./Marrë nga Lolita