Çfarë rrezikoni nëse bëni seks në këto vende?
Dritare.net
Fantazitë janë një gjë, ndërsa realiteti është një gjë tjetër. Kur ju mendoni rreth seksit në vende interesante, ju bie ndërmend vetëm pasioni dhe atmosfera e nxehtë, por duhet të keni kujdes mos ta teproni pasi këto fantazi mund të ju sjellin shumë rreziqe, duke përfshirë edhe bakteriet.
Sipas hulumtimeve të mikrobiologëve, këto janë vendet më të pista ku ju mund të bëni seks. Shmanguni sa më shumë nga këto vende.
1. Dhoma e zhveshjes në palestër
Ju ndoshta mund të jeni imagjinativ, por kjo hapësirë e ngrohtë dhe e lagësht është ideale për rritjen e e baktereve si stafilokoket, streptokoket e të tjerë që do ju bëjnë ti harroni momentet pasionante.
2. Kinemaja
Vend ideal për të rinjtë dhe eksperimentuesit, që publiku nuk paraqet pengesë për ta. Por, para se të bëni ndonjë paralojë apo intimitet, ta keni parasysh se ulëset në kinema rrallë pastrohen, kështu që bëni kujdes.
3. Tualeti në aeroplan
Herën tjetër që mendoni se do të jetë emocionuese për të bërë dashuri në ajër, mos harroni se mesatarisht gjatë një udhëtimi, 75 njerëz e përdorin tualetin dhe shumica prej tyre as nuk i lajnë duart.
4. Plazhi
Të bëni dashuri në plazh nuk është edhe aq romantike sa duket në filma. Përveç kësaj, rrezikoni të merrni ndonjë skuqje, infeksion, si pasojë e mbeturinave që njerëzit hedhin në rërë.
5. Parqet
Keni kujdes sepse fëmijët kanë fshirë hundët, kanë prekur ulëset e parqeve me duar të pista, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm se infeksione të ndryshme mund të përhapen aty.