Çfarë pritet të ndodhë sot, në Kuvend!

Në orën 10:00, të ditës së sotme pritet të nisë seanca plenare, në Kuvend. Ndërkohë, opozita nuk do të jetë sërish e pranishme, pasi e ka bojkotuar që në fillim të sesionit të ri, për këtë vit. Parashikohet që, si temë të ditës të trajtohen, një interpelancë, mes Arben Ahmetajt, ministrit të Financave dhe kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe. Çështja e interpelancës, ka të bëjë me ligjshmërinë dhe barazinë fiskale në FSHF. Javën e kaluar, Braçe iu drejtua, kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, duke i thënë se është tejkaluar çdo afat kohor prej kur ai ka kërkuar interpelancën me Ahmetajn. Mes shumë çështjesh të tjera, sot do të trajtohet edhe projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për gjendjen civile”.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.10.2018 (neni 44, Rregullore)
    2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
    3. Interpelancë me ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, kërkuar nga deputeti
    Erjon Braçe (neni 96, Rregullore).
    4. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për
    gjendjen civile”, të ndryshuar – nismë e KM (nenet 28, 73-77, Rregullore, votim
    me shumicë të thjeshtë)
    – Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për
    gjendjen civile”, të ndryshuar –  nismë e një grupi deputetësh (nenet 73-77,
    Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
    Pyetje
    Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat
    e Njeriut

Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare):
Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 1
5. Njoftim/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën në vijim (neni 26,
pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
6. Njoftim/miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në
vijim (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
7. Të mbartura për votim:
– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e
gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës
dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
– Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi
Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet
73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
– Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit për Studimet e
Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri pdf (nenet 73-77, Rregullore,
votim me shumicë të thjeshtë)
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore)
Koha e diskutimeve deri në 60 minuta./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ Ja kush e privatizoi ish-mensën, në Qytetin Studenti!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.