Në prill të vitit 2010, me një akt i cili la shumë njerëz të habitur, Gykata Kushtetuese hodhi poshtë marrëveshjen me qeverisë greke dhe shqiptare për delimitimin e shelfit kontinental.
Me unanimitet ajo hodhi poshtë një marrëveshje e cila në vend se të mbyllte mospajtime, hapi të reja.
Pala shqiptare pretendonte se përveç anës proceduriale dhe tejkalimit të objektit fillestar të marrëveshjes, shqipëria kishte humbur edhe disa qindra kilometra katrorë det territorial.
Reagimi i publikut shqiptar ndaj një marrëveshjeje e cila përveç humbjes së detit, ngjalli shqetësime edhe për tejkalimin e kompetencave nga komisioni shqiptar që kishte diskutuar edhe kufijtë tokësorë ishte masiv. Edhe pas 10 vitesh, mbetet një nga pikat e erreta te maredhenieve dy palëshe.
Në vitin 2017 qeveria Rama ngriti komisionin i cili do te diskutonte per nje marreveshje te re per delimitimin e hapesires detare mes dy vendeve. I paraprinë këtij hapi takimet mes ministrave të jashtëm Kocias dhe Bushati.
Rishtas shqetësimi i publikut shqiptar ishte i madh nisur edhe nga fakti se pala greke kishte ekspertizë të kualifikuar për këtë problem.
Ndërhyrja presidentit Meta, solli që në ekipin negociator shqiptar të futej edhe juristi Ksenofon Krisafi, një kundërshtar i marrëveshjes së parë, çka solli edhe një fashitje të shqetësimeve.
Por kjo vetëmm përkohësisht. Shqetësimi i publikut u rrit për shkak të mungesë së transparencës së bisedimeve. Ndërkohë shpejtësia me të cilën po mbyllej, ringjalli edhe një herë fantazmat e vjetra, se mos pala shqiptare ishte thyer.
Nuk mungoi as nxitja e opozitës në rritjen e këtyre shqetësimeve, ku arsyet mund të jenë reale por edhe një revansh për vitin 2010.
Ndërkohë dilema publike është nëse Shqipëria humbet nga kjo ndarje dhe cilar do të jenë pasojat e saj.
Pa lënë mënjanë situatën politike ku Cipras po shkon drejt zgjedhjeve dhe aktet ekstreme të individve të ç’ekuilibruar, ngjan se marrëveshja më shumë se zgjidhje është një pëlhure e Penelopës që ka 10 vjet dhe nuk po mbaron së enduri./dritare.net